Kryeministri Edi Rama merr pjesë në prezantimin e hidrocentralit të Skavicës. A bën me dije dhe siguron se HEC-i do të ndërtohet 100% me financim nga shteti. Sot fillojnë procedurat për finalizimin e projektit ndërkohë vitin tjetër hapet kantieri i madh i Skavicës që sipas Ramës kompleton Kaskadën e Drinit dhe nuk do të ketë më shkarkime prej mbingarkesës ujore. STATUSI NGA EDI RAMA- Kryeministria – Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit?
Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit? Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit? Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm??