Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me fokus sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve kanë kryer 454 inspektime dhe monitorimet në kuadër të taskforcës kundër përhapjes së Covid-19.
AKU bën të ditur se “nga kontrollet e kryera është vendosur 1 masë administrative për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare si dhe u bë bllokimi deri në përmirësimin e kushteve”. Sipas AKU-së, një ngarkesë me 336 kg qumësht është kthyer në vendin e origjinës në PIK Morinë, pasi nuk plotësonte kërkesat ligjore për të hyrë në vendin tonë.
Referuar planit të marrjes së mostrave, AKU ka marrë 25 mostra qumështi dhe fruta- perime për kryerjen e analizave laboratorike. AKU do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.