Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kryen gjatë 24 orëve të fundit 626 inspektime në të gjithë vendin në kuadër të sigurisë ushqimore.
Inspektorë të AKU-së këshilluan bizneset ushqimore për rëndësinë e madhe që ka në këto momente respektimi me rigorozitet i protokollit të sigurisë ushqimore, kushtet higjieno-sanitare, mbajtja e distancës fizike dhe përdorimi i maskave kundër përhapjes së COVID-19.
Gjatë inspektimeve janë janë marë 42 mostra për kryerjen e analizave laboratorike. AKU bën të ditur se inspektorët janë çdo ditë në terren, për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit, si dhe për produkte të sigurta në tavolinat e çdo familjeje.