Arben Meçaj ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe pjestar shumë aktiv i Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Madje ka qenë pjesë e takimit të famshëm të studentëve dhe pedagogëve më presidentin e asaj kohe Ramiz Alia.Sot Meçaj është në profesionin e inxhinierit dhe shpesh është aktiv në media. Ditët e fundit ndaj tij janë hedhur një sërë akuzash, mes të cilave është ajo që ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimti të Shtetit. Kulmi ka qenë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në “Ora News” në të cilin Kastriot Myftaraj e akzuoi në studio se Meçaj kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin “Sqepari” dhe “Trëndafili”.
Por vetë Meçaj ka reaguar në profilin e tij në facebook duke publikuar dy certifikata zyrtare të pastërtisë së tij. E para është e lëshuar në vitin 1996 nga Hajri Mezini, kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë dhe e dyta në 1997 nga Nafiz Bezhani, kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së personit zyrtar.
Në të dy dokumentet shkruhet që Arben Meçaj nuk ka qenë pjestar dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, armës së policisë sekrete gjatë sistemit komunist. Vetë Meçaj ka shkruar dhe sqaruar se është i vetmi shqiptar që disponon dy dokumente nga të dy komisionet e ngritura për verifikimin e pastërtisë së figurës së funksionarëve të shtetit shqiptar.Ndërkohë kanë qenë të shumta reagimet pas publikimit të këtyre dokumenteve. Pjesa më e amdhe në profili e tij e kanë mbështetur Meçajn duke u shprehur se e vlerësojnë si person dhe njeri me integritet.“A i mbylllet goja “gojetareve”. Ha M… nashi karagjozi Myftaraj”, shkruan ai, ndërsa ka publikuar dokumentet e mëposhtme.