Njëri në qendër të mbrojtjes, tjetri në krah të majtë! PSG është duke menduar seriozisht për të bashkuar dy vëllezërit Lucas dhe Theo Hernandez. Njëri luan te Bayern Munich dhe nuk është aspak i kënaqur me aktivizimet e pakëta, ndërsa tjetri është titullar fiks te Milani dhe ai lojtar tepër i dashur për tifozerinë kuqezi edhe pse ende nuk ka mbushur 1 sezon me “Djallin”.
Parizienët, sipas medieve franceze, po mendojnë planin e bujshëm me 130 mln euro për t’i siguruar të dy: 80 mln euro për Lucas (aq sa e bleu Bayern te Atletico Madrid) dhe 50 mln euro për Theo Hernandez. Edhe pse, ndryshe nga Lucas që te Bayern është rezervë, Theo është bazë e formacionit dhe i paprekshëm (Milani pagoi 20 mln euro te Real Madrid në verë). Theo dhe Lucas janë rritur te të rinjtë e Atletico Madrid.