Një fotografi që tregon ajsbergun që përmbyti Titanikun, ka dalë në dritë 108 vite pas katastrofës historike që mbyti më shumë se 1.500 njerëz. Fotografia bardh e zi është bërë rastësisht dy ditë para se ngjarja të ndodhte, nga kapiteni i një anije tjetër që po lundronte përgjatë Atlantikut. Kapiteni W Wood, kishte pasion fotografinë dhe teksa ishte duke udhëtuar në Atlantik, fotografoi një ajsberg të madh, e cila për nga koordinatat gjeografike përkon me vendin që u fundos anija me 1.522 njerëz në bord. Kapiteni W Wood, kishte si pikësynim për të arritur në Nju Jork dhe kur mbërriti atje i dërgoi një letër gjyshit të tij, brenda së cilës ishte dhe fotografia e ajsbergut që përmbyti Titanikun.
“Unë po ju dërgoj pamje nga deti. Pamje nga anija që unë drejtoj dhe nga ku kam fotografuar ajsbergun që mbyti Titanikun. Ne i kaluam këto masa akulli 40 orë para se Titaniku të mbytej dhe akulli shihej lehtësish, ndaj dhe unë i bëra foto”, thuhej në letrën e kapitenit
Titaniku u përmbyt më 14 prill 1912. Fotografi të vazhdueshme të ajsbergëve që mendohej se kanë fundosur Titanikun kanë dalë në dritë gjatë shekullit të kaluar. Mirëpo, ajsbergu i fotografuar nga kapiteni W Wood përputhet më shumë me skicat dhe përshkrimet e thëna nga të mbijetuarit e përmbytjes, shkruan Daily Mail.