Deputeti Ralf Gjoni u tregua i ashpër pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për reformën zgjedhore. Ai e ciëlsoi si të turpshme marrëveshjen e bërë mes palëve.

“Ky është një pazar i pistë në kurriz të atyre që duan zgjedhje me standarde. Mesa duket topi që i hodhën Bashës para disa ditësh paska qenë prej lecke, Sepse vetë Lulzim Basha është një leckë që e përdorin. Të gjitha akuzat që PD ka bërë prej vitesh sot kanë avulluar në ajër. E pakuptimtë për mua është edhe heshtja e LSI” – tha Ralf Gjoni mbrëmjen e së premtes.