Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur me punën që është bërë në sektorin e shëndetësisë në Tiranë. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se në një vit në kryeqytet janë rindërtuar nga themelet 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Kryeministri Rama shprehet se gërmadhat e 20 viteve po ia lënë vendin qendrave shëndetësor me standarde dhe kushte dinjitoze.
“Gërmadhat e 20 e kusur viteve rrënim të sistemit shëndetësor, që po ia lenë vendin hap pas hapi qendrave shembullore të kujdesit parësor, me standarde e kushte dinjitoze nga veriu në jug, nga cepi në cep, kudo ku deri dje as që bëhej fjalë për më shumë se sa karakatinat plot lagështi, zymtësi e zbrazëti, ju uroj një javë të mbarë. 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca u rindërtuan nga themelet vetëm në 1 vit në Tiranë, aq sa nuk ishte bërë në disa dekada bashkë për kryeqytetin”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.