Kryeministri Rama ka inspektuar sot nga afër ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3, ndërsa në dalje po zhvillon edhe një konferencë me gazetarët, e para përballë, e jo në zoom, sic tha.
“Kjo është konferenca e parë pa zoom në këtë hapësirë ku natyrisht do themi ca gjëra për këtë aspekt dhe cfarë do vazhdojmë të bëjmë. U desh kjo kohë që ta kuptojmë besoj dhe ju e keni kuptuar që nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin e keni kuptuar që na ka marrë malli”.
Ai tha ndër të tjera se njerëzit duhet të kuptojë që virusi nuk ka ikur ndërsa shtoi se një valë e dytë pritet në shtator.
“Njerezit të mos e harrojnë që virusi nuk ka ikur. Po të kishte ikur do ta deklaronin ata që janë shumë më të ditur e më të pasur se ne që vazhdojnë të jenë të mbyllur, që përjetojnë situata traumtike. Në Britani u vu detyrimi i karantinës.Ne tani kemi normalizuar lëvizjen dhe liritë është e qartë që gjithë përgjegjësia tani nuk është vetëm e jona por e përbashkët me cdo qytetar, me cdo individ dhe familje. Duhet të kuptohet që nuk do të kontrollohet populli në jetën e përditshme me policë dhe ushtarë.Vala e dytë thuhet se do vijë në vjeshtë me të gjitha viruset që shoqërojnë hyrjen e dimirit. Mund të vijë, mund të mos vijë nuk e dimë cfarë na pret por ne vazhdojmë të jemi gati, në rast se do të na duhet të përballemi me flukse në spitalet që kemi ende në dispozicion”.
Rama tha po ashtu se me përballimin e kësaj situate, “mjekët dhe infermierët morën hak se për 30 vite i kishin vendosur në shënjestër si një tërësi, si një kategori e zhytur në pisllëk dhe korrupsion që të lë të vdesësh rrugëve. Shpresoj që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do e harrojnë atë punë që ata kanë bërë”.