Kryeministri Edi Rama e cilësoi si rast të madh suksesi përballimin që Shqipëria i bëri pandemisë duke i kthyer kështu një përgjigje akuzave të opozitës. “Ky është një rast suksesi, doni apo nuk doni ju. Kam parasysh të gjithë ata që i nxjerrin bishta cdo gjëje, cdo gjë ka bishtin e vet, por asgjë nuk është perfekte. Por doni nuk doni ju, që insistoni që të flisni (gazetari) nga distanca sociale, është një sukses i madh i shëndetësisë dhe popullit shqiptar. Shqipëria ka dalë nga kjo fazë dhe mos e thëntë Zoti të kemi valë tjetër, kemi dalë me kokën lart. Ka një mijë gjëra për parë, përmirësuar dhe zhvilluar” tha Rama.