Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar sot fjalën e tij në Kuvend akuzave të ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.Shefi i qeverisë tha se pretendimet në fjalë sfidojnë edhe vetë imagjinatën më ekstreme.Ai i cilësoi të akuzuarit si dy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë.
Duke kritikuar tekstin e njoftimit, Rama tha se i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez.Rama u shpreh se njoftimi godit shumë më përtej dy emrave të përvetshëm, raporton JavaNews.“Nuk hidhet baltë thjeshtë mbi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. As vetëm mbi UÇK. Por mbi krejt Kosovën dhe shqiptarinë. Duket sikur flitet për atdheun e agresorëve dhe jo për vendin e viktimave” – tha Rama.Ai shtoi se Kosova ka qenë dhe mbetet një pjesë e pandashme e kombit shqiptar.