Në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga marrëveshjet dhe takimet e zhvilluara me liderët më të lartë të politikës. Ai u shpreh se një lajm i gëzueshëm është fakti se më në fund u ra dakord për vënien në funksion të linjës elektro-energjitike mes dy vendeve. Rama tha se vizita e tij ishte në funksion të nevojës kombëtare. Ai përsëriti qëndrimin e tij se akuzat ndaj Thaçit e Veselit janë thellësisht të padrejta.

“Më vjen keq kur shoh reagime të ndryshme se si helmi i politikës ndikon që të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb. Kjo nuk lidhet as me dy persona, as me karrierën e tyre politike. As me bindjet apo simpatitë e kundërshtitë zgjedhore. Por lidhet me një prej vlerave më të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar, që është lufta për liri e Kosovës” – tha Rama.