Kreu i LDK, Isa Mustafa ka bërë me dije se takimi me Ramën u zhvillua në Prapashticë, fshati afër Prishtinës ku ka dhe shtëpi. Mustafa thotë se ardhja e Ramës pikërisht në fshatin ku ka lindur dhe qëndron aktualishte me familjen, Isa Mustafa ishte shenjë kujdesi dhe nderi i veçantë për të dhe familjen e tij. Më tej ai shton se me Ramën bashkëbiseduan për shumë tema aktuale.
STATUSI NGA ISA MUSTAFA Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time. IM