Kryeministri Edi Rama bën me dije se gjatë pandemisë pagat e luftës u janë miratuar 77 mijë e 221 bizneseve si dhe 209 mijë e 316 punonjësve. 38,672 biznese me 65,078 punonjës kanë përfituar deri tani për pagë lufte nga paketa e parë teksa nga paketa e dytë kanë përfituar pagë lufte 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës.

STATUSI NGA EDI RAMA ?Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta. Sot në disa biznese në Tiranë, përfitues të “Paketës së Parë” 26,000 lekë dhe “Paketës së Zgjeruar” prej 40,000 lekë.

✅Deri tani janë miratuar “paga lufte” për 38,672 biznese me 65,078 punonjës.
Ndërsa janë miratuar pagesat nga “Paketa e Zgjeruar” për 38,549 biznese dhe 144,238 punonjës. ✅Ftojmë të gjitha bizneset, që plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjore që të aplikojnë deri nesër, në llogarinë e deklarimit elektronik në e-Filing https ://efiling. tatime. gov. al/ për të siguruar mbështetje për punonjësit e tyre.