Kryeministri Edi Rama ishte në Marikaj të Vorës, aty ku nisi puna për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare, të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama tha se shkollat do të jenë me standarde evropiane, ndërsa firmës së ndërtimit i vuri afat që shkolla të mbarojë në 26 nëntor.
“Projekti është shumë i bukur, por hapësirën nuk e kisha kaq të qartë. Problemi është afati. Në 26 nëntor duhet të mbarojë. Në 27 nëntor në mëngjes, duhet të voijnë fëmijët, prindërit dhe komuniteti dhe të bëjnë feste dhe me cilësi si sheshi “italia”, u shpreh kreu i qeverisë.
Gjatë ecjes në këmbë që kryeministri Rama bëri në fshatin Marikaj u përshëndet edhe me disa banorë, të cilët kryesisht ishin pensionistë. Rama shfrytëzoi rastin për t’i porositur që të kujdesen, pasi koronavirusi ende nuk ka kaluar.
Rama: Nuk po afrohemi se…
Pensionisti: Ka kaluar gjithçka
Rama: Jo nuk ka kaluar gjithçka, duhet të ruheni tamam, jo me dhënë dorën se është e rrez ikshme.