Kryeministri Edi Rama thotë se për Reformën Zgjedhore mazhoranca e ka bërë pjesën e saj për arritjen e konsensusit më 31 maj. “Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!
Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”, shprehet Rama. Ndërkohë ka pasur edhe një përgjigje për opozitën që e ka akuzuar se ka shkuar për fundjavë në Paris me charter personal.
” Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë”, shkruan Rama.