Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në parlament foli për zhvillimet e fundit politke sa i përket reformës zgjedhore.
“Do përpiqem të fokusohem në 2 cështje, njëra politke dhe tjetra qytetare,Pra për reformën dhe dhunimin e të miturës.
Po nis me reformën, jo për nga rëndësia po sepse besoj që mes këtyre të 2 pika e fundit duhet vënë te e 2 sepse shkon përtej debatit të zakonshëm dhe ngre shqetësime serioze. Dua të sjell këtu se qysh pas zgjedhjeve të 2017 jemi angazhuar që të adresojmë me synimin e vënies në jetë në zgjedhjet e 2019 cështjen e elektronikës në zgjedhje, dhe qysh ath unë kam thënë se nëse duam dhe më saktë nëse duan ta përfshijnë kolegët që atëherë kanë qenë këtu dhe tani janë jashtë duhet të angazhodhen sepse është serioze. ODHIR nuk e ka inkurajuar si gjë, apo si transformues, për 1001 arsye. Prandaj në Gjermani është konsideruar antikushtetuese këtë gjë, sepse teknologjia duhet të futet në faza nëse bëhet”, tha Rama.