Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet e rikonstruksionit të qendrës shëndetësore ‘Skënderbej’ në Elbasan . Me anë të një postimi në facebook Rama hedh akuza ndaj opozitës duke thënë se në kohën kur ata ishin në pushtet e kishin harruar shëndetësinë.
“Me qendrën shëndetësore ‘Skënderbej’ në Elbasan, e cila ishte një shëmbëlltyrë e kohës së errët të një shëndetësie që deri kur ne erdhëm në detyrë, kishte braktisur detyrën prej vitesh, ndërsa sot është shëmbëlltyrë e vizionit tonë”- shkruan Rama në Facebook.
Ja postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me qendrën shëndetësore ‘Skënderbej’ në Elbasan, e cila ishte një shëmbëlltyrë e kohës së errët të një shëndetësie që deri kur ne erdhëm në detyrë, kishte braktisur detyrën prej vitesh, ndërsa sot është shëmbëlltyrë e vizionit tonë për #ShëndetësinëQëDuam, ju uroj një të premte të mbarë?