Kryeministri Edi Rama ka prezanrtuar sot Kryenegociatorin për antarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.
“Kam kënaqësinë ta kem të ulur majtas sot, por që Zef Mazi mishëron politikën as majtas dhe as djathtas, por vetëm drejt për interesat e vendit. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë me Zef Mazin si kryenegociator.

Ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar por edhe organizma ndërkombëtare. Mazi është më tepër sesa një diplomat. Të mos harrojmë se emri i tij është propozuar edhe si president i mundshëm, gjë që tregon për respektin dhe vlerësimin që gëzon” – tha Rama.