Kryeministri Edi Rama reagon për situatë alarmante të krijuar në Durrës nga plehrat, duke thënë se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!

Rama shkruan në “twitter” se nuk duhet keqpërdorur shqetësimi i durrsakëve për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme.

“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama.