Investimet në bujqësi kanë qenë në fokus të kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.

Teksa ka publikuar një video në disa prej qyteteve të Shqipërisë, Rama thekson se janë rritur investimet, prodhimi dhe eksportet i produkteve bujqësore, teksa nuk ka lënë edhe pa një përgjigje kritikuesit.

“Mirëmëngjes dhe ndërkohë që në tokat e Shqipërisë rriten investimet, prodhimi, eksportet, falë shumicës që flet me punë, ndërsa në ekrane, portale e platforma, vazhdojnë llafet si e vetmja punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.