Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar disa sera rrushi dhe fermerë në zonën e Libofshës në Fier, ku ka treguar dhe shembuj të prodhimtarisë në atë zonë. Rama shprehet se mesatarisht në vit ka prodhim rreth 50 ton me cilësi të parë dhe shitja kryehet kryesisht në vendet si Kosova, Kroacia apo dhe Sllovenia.
Teksa vizitonte fermerët në Libofshë të Fierit ka thënë se në bujqësi ka një ‘formulë magjike’ për të fituar, veç në prodhim, bashkë në shitje. Rama tha se këtë formulë ia ka dhënë mësuesi i tij Dhimo Kote që në kohë të shkuara i ka thënë se në bujqësi kush bashkohet në shitje fiton, kush rri vetëm humb.
Postimi i Kryeministrit Rama: Në serat e Toni Meços dhe disa fermerëve në Libofshë të Fierit që një tokë djerrë e kanë transformuar në një bazë të admirueshme prodhimi të rrushit për eksport? Me një prodhim mesatarisht rreth 50 ton në vit, rrushi i kësaj baze prodhuese në sera të cilësisë së parë, shitet në Kosovë, Kroaci, Rumani, Slloveni, Serbi, Mal të Zi. Falë skemave mbështetëse Toni do të përfitojë ndihmë financiare për ndërrimin e plastmaseve në sera si dhe zgjerimin e hapësirës së kultivimit të rrushit në një serë të re?