Për herë të parë që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit, në Përmet është shënuar një person i infektuar.Konfirmimi vjen nga Ministria e Shëndetësisë.Dyshohet se ai është infektuar nga aktori Florian Binaj, që ka qenë javën e kaluar në Përmet me një grup shoqëror.

Raportohet se ata kanë qenë bashkë në Bredhin e Hotovës, por për fati, për momentin pjesëtarët e tjerë të grupit nuk raportohet të kenë simptoma të infektimit.