Edhe Inter futet në garë për Achraf Hakimi-n. Sipas Onda Ceroi, zikaltrit, ashtu si Bayern Munich, duket se kanë bërë një ofertë për mbrojtësin maroken në pornësi të Real Madrid, por që është i huazuar te Borussia Dortmund.
Oferta nuk ka kënaqur Real Madrid, që kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit. Hakimi ka shkëlqyer në këtë sezon me Dortmund, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 10 asiste në 43 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.