Gjatë javës intensive në Luginën e Preshevës, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka bëre me dije se ka zhvilluar një serë telefonatash me homologët e tij, duke nisur nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ai i Italisë, Luigi Di Maio, kreun e diplomacisë së Hungarisë, Péter Szijjártó dhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Amélie de Montchalin.

Cakaj thekson se telefonatat e zhvilluara patën në fokus luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe bashkërendimin e qëndrimeve për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte. Ndër të tjera, Cakaj u shprehu falenderimet në emër të shqiptarëve, për ndihmën që këto shtete kanë dhënë për Shqipërinë, si pas tërmetit të 26 nëntorit, ashtu dhe në luftën kundër COVID-19.

“Falënderues për mbështetjen e tyre në procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe pandemisë”, – shprehet Cakaj.