Tirana International Airport informon se 10 fluturime janë të konfirmuara për ditën e martë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit. Nesër, sipas TIA-s, do të fluturohet me Air Albania, nga Tirana në Romë dhe kthim, si dhe Tiranë – Milano dhe kthim.
Me “Wizz Air” do të fluturohet në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Luton dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë – Piza dhe kthim. Me “Albawings” do të fluturohet në linjën Tiranë – Pisa dhe kthim. Me “Belavia” në linjën Tiranë – Minsk dhe kthim si dhe me “Tui Fly” në linjën Tiranë – Bruksel dhe kthim.
TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi, si dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀ Sipas TIA-s, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. TIA bën të ditur se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE-së.