Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Dita e nesërme pritet të sjellë reshje në zonat malore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11ºC në 23ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 29ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 30ºC. Era do të fryejë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 23ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 27ºC.