Kupës së Italisë më në fund iu dha drita e gjelbërt për të filluar në fazën gjysmëfinale dhe starton sot me takimin Juventus – Milan.Edhe pse datat për ndeshjet e kthimit u bënë të njohura për publikun dy javë më parë, ato duhej të rikonfirmoheshin nga qeveria italiane, e cila nuk është bërë pengesë.Kështu, sonte në mbrëmje luhet Juve – Milan, teksa kryeministri italian, Conte njoftoi se ai kishte nënshkruar një dekret që lejonte këto ndeshje të zhvillohen.
FORMACIONET E MUNDSHME Sarri duhet t’ia besojë mospësimin e golave Buffon-it (portier i Kupës), me Danilo të favorizuar mbi Cuadrado në të djathtë dhe De Ligt së bashku me Bonucci, në zemrën e repartit të pasmë. Alex Sandro nga e majta, surprizë mund të jetë kthimi i Pjanic në mesfushë, me Bentancur në të djathtë dhe Matuidi në të majtë, ashtu siç u provua në stërvitjen e fundit. Në sulm, “tridenti” Douglas Costa-Dybala-Cristiano Ronaldo (Higuain është i dëmtuar).
Në anën tjetër, Pioli duhet të heqë dorë nga tre titullarë të skualifikuar: Castillejo, Ibrahimoviç dhe Theo Hernandez (suedezi, gjithashtu, është i dëmtuar). Ai pritet ta hedhë në fushë Milanin me modulin 4-2-3-1, me sulmuesin e avancuar Rebic, të mbështetur nga Paquetà, Bonaventura dhe Calhanoglu. Në mesfushë, Kessiè dhe Bennacer. Në prapavijë, Conti dhe Calabria nga krahët, bashkë me Kjaer-Romagnoli në qendër, për të mbrojtur portierin Donnarumma.JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Cristiano Ronaldo.MILAN (4-2-3-1): G.Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Kalabria; Kessiè, Bennacer; Paquetà, Bonaventura, Calhanoglu; Rebic.