Sot është prezantuar projekti për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky është premtim i mbajtur i qeverisë. Duke iu përgjigjur atyre që ai i quan cinikë, tha se përvec ndërtimit të shkollave ka nisur puna edhe për rindërtimin e 2400 shtëpive individuale.
“Kryeministri i premtoi Tiranës, Durrës, Shijakut, Kamzës, Mirditës, Lezhës, Rogozhinës dhe Kavajës që do ta rindërtojmë shtëpinë tuaj, shkollën tuaj, rrugën tuaj më mirë seç ishte më parë. Sot kjo gjë është fakt. Ju dhe të gjithë shqiptarët, me të drejtë për shkak të traditës mund të ishit skeptikë. Sot që po hapen themele në të gjithë territorin e zonës së dëmtuar, por jo vetëm janë premtime që kryeministri dhe qeveria i ka mbajtur. Shumë kush kur më vjen për të më kritikuar më thotë që rindërtimi është i rëndësishëm për ekonominë. Po, por është i rëndësishëm në dy aspekte. I pari është vëmendja e një kryeministri tek qytetari. Shumëkush ka thënë, po ata janë në çadra dhe të pikon në zemër, pavarësisht se cinizmi ta mohon. Sot me maturi dhe krenari i kthehemi premtimit dhe janë premtime të mbajtura për qytetarin. E dyta është besimi te një qeverisje. Është normale që në 7 vite të gjykohet, kritikohet, për tu lëvduar rrallë bëhet.
Në legjitimitet të plotë shumë qytetarë na kritikojnë. Shumë cinik na shajnë. Rindërtimi ka një efekt tjetër në thelb, është besimi në një qeveri. Më thoni një rast të dytë të thotë a ka pasur një proces të dytë si ky, ku të jetë dëmtuar 50% e popullsisë dhe një qeveri në kurriz krizën e covidit të mos ketë lëvizur një mil9imetër nga premtimi i tij. Janë 110 shkolla, mund të jenë edhe më shumë që do të ndërtohen nga buxheti i shtetit. Kjo është një shkollë që do ndërtohet nga buxheti i shtetit me bashkinë e Tiranës.
Unë do ta përmend besimin e qytetarit tek e vërteta, tek themelet që hapen në Krujë, Durrës, në Kamëz, në Tiranë, Rrogozhinë janë themele e çimentuara të qytetarëve që cinizmi mundohet ta nxijë, kritika ta përmirësojë, por që në finale ushqehet vetëm me vepra. Sot ka fillua puna në infrastrukturë, ka filluar puna me shtëpitë individuale. Do të jenë 2400 shtëpi individuale, ka filluar punën me shkollat dhe kemi filluar punën me pagesën e granteve”, tha Ahmetaj.