Fitorja e Tiranës në Gjirokastër i ka dhënë edhe më shumë bindje ekipit bardheblu në garën drejt titullit kampion. Tani vetëm kryeqytetasit mund ta humbasin kampionatin… Por, e ardhmja e Egbo ende nuk është përcaktuar dhe trajneri e shmang si temë.

“Tri pikë të tjera dhe tani vëmendja te Kupa e më pas sërish te kampionati. Ndeshje pas ndeshje, pa menduar për gjëra të tjera”.Sakaq, çështja e zëvendësimit të Ngoo nga trajneri ka ngjallur jo pak polemika dhe është parë si episod që prish humorin. “Diçka brenda familjes. Një episod që nuk duhet të ndodhë, duhet ta rregullojmë brenda familjes”.

“Titulli? Kemi dhe 8 ndeshje për kampionatin. Pastaj do flasim. Është një diçka e veçantë të jesh 24-herë trajneri i kampionëve. Në fund të shohim. Kukësi? Shohim ndeshjen tonë. Jemi në rregull me veten tonë. E kemi në dorë, nuk duhet ta lëmë te ekipet e tjera. Të shikojmë punën tonë”. (Telesport.al)