Megjithëse nuk janë më bashkë, për Robert Berishën dhe Nora Istrefin vijon të shkruhet gjerësisht në media. Ata kanë mbetur miq pas ndarjes, ndërsa herë pas here përshëndesin njeri-tjetrin me ndonjë postim në rrjetet sociale, e duket se këtë gjë ka bërë edhe Robert Berisha në postimin e fundit.

Nga Ulqini, ndërsa kishte dalë për të shijuar mbrëmjen, në ambientin ku ai ndodhej duket se ka filluar të luhet kënga e Nora IStrefit, “Ana”, në bashkëpunim me Gjikon, këngë për të cilën u fol gjerësisht se këngëtarja ja kishte dedikuar historisë së ndarjes së tyre.

Ndërsa ka psotuar një foto nga ambienti, ai ka etiketuar Norën, por jo edhe bashkëpunëtorin e saj për këngën, Gjikon. Nora dhe Roberti i dhanë fund martesës së tyre pas disa vitesh. Ata janë prindër të një vajze, Rene, ndërsa kanë theksuar se gëzojnë respekt për njëri-tjetrin dhe se kanë mbetur miq të mirë.