Manastirliu shpërndan mesazhin e mjekes së infektivit. “Mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv po përballen me një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për trajtim mjekësor si pasojë e simptomave të rënda të COVID19. Nuk është asnjëherë e tepërt lutja e tyre për më shumë kujdes! Ju lutem dëgjoni apelin e dr. Nevila Gjermenit, e cila prej më shumë se 3 muajsh është çdo ditë në vijën e parë të përballjes me COVID19”, ka shkruar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Ogerta Manastirliu në video-mesazhin e shpërndarë të Dr. Nevila Gjermeni nga spitali infektiv.
Dr. Nevila Gjermeni nga spitali infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë të prekur nga Covid 19 u ka bërë thirrje qytetarëve për të ruajtur veten dhe familjarët duke respektuar rregullat.
“Ju lutëm gjithë popullatës të vazhdojnë të kujdesen për veten, të vazhdojnë të kujdesen për familjarët e tyre, të vazhdojnë të kujdesen për njerëzit e tyre të dashur, duke ruajtur duke zbatuar rregullat e higjienës dhe distancimit social”, apeloi Dr. Nevila Gjermeni.