Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video nga aksi i ri Elbasan- Banjë.

Kreu i qeverisë është kujdesur të theksojë se rruga e re e cila është e gjatë 8.5 km e që përfshin 3 ura, është sipas të gjitha standardeve. “Mirëmëngjes ju uroj rrugë të mbarë në aksin e ri Elbasan – Banjë”, shkruan Rama.