Nga Eri Mëneri/
Sot bota ku ne jetojmë ndodhet mes dilemave dhe të panjohurave që kërkojnë zgjidhje.
E padukshmia ka veshur globin ,shkenca është përfshirë e tëra në zgjidhjen e këtij ekuacioni të vështirë ‘’ COVID-19’’ .Situata u menaxhua duke u nënshtuar përpara modeleve të reja të të jetuarit , brenda dhe jashtë ambjenteve ku jetohet e punohet.
Rrugëve të qytetit ndeshemi me pjesën tjetër të ekuacionit të pazgjidhur, shohim pjesëza të një qytetërimi që e kanë njohur zhvillimin që me krijimin e botës, por që lufta civile i detyroi të enden.
Bëhet fjalë për luftën siriane.
Eshtë cilësuar si lufta e dytë më vdekjeprurëse e shekullit të 21. Trazirat në Siri nisën si pjesë e një vale pakënaqësish ndaj Bashar al-Assad . Këto protesta u përshkallëzuan në konflikt të armatosur Lufta e cila nisi në 15 Mars 2011 me humbje të mëdha në jetë njerëzore sidomos në Damask dhe Alepo po zhvillohet ende sot me fraksione rebelësh dhe forcave të koalicionit për liri.
Në këtë situatë vala e refugjatëve nga Siria u bë çështja e pazgjidhshme për globin .Sot është e zakonshme që të takojmë në rrugët e qyteteve më të mëdha të Shqipërisë shtetas sirianë që enden.
Kryesisht janë në moshë të re dhe kërkojnë lëmoshë , disa prej tyre i shpenzojnë për ushqim të çastit e disa të tjerë i kursejnë për t’i përdorur në destinacione ku synimi kryesor janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian . Rrugëtarët sirianë kryesisht janë tranzit në Shqipëri …
Shpesh pyes veten , ky që po jetojmë është shekulli 21?!
Ende sot në botë ka qytetarë që rrugëtojnë në kërkim të mbijetesës.
Besoj vërtetë se shqiptarët gëzojnë të gjithë potencialin e duhur për të mos qënë vetëm një vend tranzit për sirianët , le të shndërrohemi në një vatër mikpritëse edhe më solidare ku ato të mund të marrin arsimim, punësim ,socializim,e çdo nevojë tjetër .
A do të na bekojë me qetësi , mjaftueshmëria e një rrugëtimi që do t’i çojë kryesisht në një vend anëtar të Bashkimit Evropian ?!
Në fund të çdo dite të gjithë jemi qytetar të botës le të përpiqemi t’i integrojmë , t’i japim mundësinë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe pse jo ato mund të kountribojnë në rritjen e numrit të minoriteteve tek ne .
Koha është treguesi më i mirë .