Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, ka folur në një konferencë për shtyp në lidhje me takimin e nesërm kundër Leganes, ku theksoi se do të jetë një përballje e komplikuar, porse Barcelona është e detyruar të fitojë për të ruajtur kreun me Real Madridin.

Mesi
“Ndihet mirë, ndeshjen e fundit shënoi gol dhe dha dy asiste. Shifrat e tij janë astonomike dhe nuk mund ta gjykojmë vetëm për golat e shënuar, shpesh edhe pasimi përcaktuar është i tiji. Leo është lojtari më i mirë në botë dhe ne jemi me fat që mund të mbështetemi tek ai”.

Dyert e mbyllura “Ngjan me stërvitjen. E qartë se duam të luajmë me tifozët në tribuna, por duhet të përshtatemi. Të shpresojmë që në stadiumin tonë të mos ndikojë në paraqitjen e skuadrës. Të luash pa tifozë të bën të humbasësh thelbin e futbollit”.

Lufta me Realin “Do të jetë një betejë e bukur deri në fund. Mund të gabojmë si ne si Reali. Shpresoj që dy pikët e epërsisë të mbeten deri në fund dhe të jenë të mjaftueshme për të fituar titullin”.

Luiz Suarez “Ende nuk e kam përcaktuar në do të jetë titullar. Mbetet një mundësi, por duhet të flas me të përpara. Duhet të tregohemi të matur sepse nuk dua të humbas për katër ndeshje një lojtar vetëm pse nuk e lashë të pushojë 90 minuta”.