Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) përfundoi instalimin dhe vendosjen në punë të n/stacionit mobile në Borsh të Sarandës, me kapacitet transmetimi 35kV. “Përmes N/st mobile të vendosur në Borsh reduktojmë ngarkesën e linjave elektrike Lukovë, Piqerasit, Vuno dhe Dhërmi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

OSSH instalon n/stacion mobile 35kV për fshatrat e Jugut. Me synim rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike dhe në mbështetje të sezonit turistik bregdetar në jug të vendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group sh.a, bëri të mundur instalimin e n/stacionit të lëvizshëm (mobile) në fshatin turistik të Borshit, Sarandë.

Ky n/stacionin, investim i OSHEE është i lidhur me rrjetin 35kV dhe bashkërendon me n/stacionet e tjera (Bunec dhe Himarë), si garanci e rritur për furnizim normal me energji elektrike. N/stacioni me fuqi 7.5 MVA furnizon fshatrat turistikë të Borshit, Qeparoit dhe Fteren. Përmes N/st mobile të vendosur në Borsh reduktojmë ngarkesën e linjave elektrike Lukovë, Piqerasit, Vuno dhe Dhërmi.