Iku qetësisht dhe në paqe!

U largua me buzëqeshje nga kjo botë duke na lënë ne të gjithëve, Zhanin, bashkëshortja dhe mikesha e tij më e mirë për 66 vite, fëmijët, mbesat e nipërit në lot trishtimi dhe dhembje pa ngushëllim!

Im Atë na ka dashur pafund dhe pafund e deshëm, e respektuam dhe kërkuam ta bëjmë krenar.

Im Atë ishte Luftëtar i Jetës dhe luftoi për jetën e tij duke e bërë jetën tonë më të bukur!!!

Im Atë do të jetë gjithmonë në lutjet dhe zemrat tona!

Të gjithë ne ishim të bekuar që Zoti e solli në jetë për të bekuar jetët tona!!!

Lamtumirë At, të qoftë e lehtë udha në Mbretërinë e Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë!!!

Përcjellja bëhet ditën e enjte, në datën 15 tetor 2026, ora 11:00, duke u nisur nga Shtëpia Funerale Alba 2000, rruga e Durrësit.