Sipas agjencisë globale të vlerësimit “Moddy’s”, rimëkëmbja e plotë e sektorit të linjave ajrore, që është prekur thellësisht nga masat kundër pandemisë, nuk do të mund të ndodhë para vitit 2023 dhe ky sektor do të përballet me ndryshime rrënjësore strukturore. Në raportin e agjencisë ”Moody’s” theksohet se kushtet e tilla si shqetësimet shëndetësore, kufizimet e mundshme për udhëtime dhe shpenzimet më të ulëta për shkak të gjendjes më të dobët ekonomike do të kufizojnë kërkesën e pasagjerëve.
Agjencia tha se ”kërkesa e pasagjerëve nivelin e vitit 2019 mund të arrijë në vitin 2023”. “Linjat ajrore më të fuqishme dhe të mbështetura nga shteti që nga muaji mars kanë përmirësuar ndjeshëm likuiditetin. Linjat ajrore të vlerësuara kanë likuiditet të mjaftueshëm për të mbijetuar mesatarisht për rreth 450 ditë në nivele të ulta të aktivitetit. Për linjat ajrore më të dobëta, kjo mund të jetë e pamjaftueshme nëse argumentimet vazhdojnë deri në vitin 2021″, theksoi ”Moody’s”.
Agjencia po ashtu paralajmëroi aeroportet, ofruesit e karburantit reaktiv, qiradhënësit e avionëve, agjencitë e udhëtimit, furnitorët dhe kompanitë e shërbimeve ajrore për efektet e thella. “Ndërkohë, emetimet e dioksidit të karbonit do të reduktohen me rreth 750 milionë-900 milionë ton gjatë vitit 2020-2021″, shtoi ”Moody’s”.