Në fund të fundit, astrologët ndoshta s’janë askushi për t’ju thënë me kë të martoheni ose jo. Çdo person ka standarde dhe nevoja të ndryshme, por sipas “yourtango”, këto 3 shenja të Horoskopit nuk e pëlqejnë.
Virgjëresha
Perfeksionizmi ekstrem i tyre mund ta bëjë martesën e vështirë. Njerëzit e kësaj shenje debatojnë shumë, edhe për gjëra të parëndësishme, madje do bëjnë të pamundurën të fitojnë argumentin ose do bëjnë çmos që personi tjetër ta pranojë se e ka gabim. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve të shenjës së Virgjëreshës rrinë beqarë dhe nuk martohen asnjëherë, por ka shumë prej tyre që vendosin të martohen dhe të krijojnë familje. Ata mund ta bëjnë këtë nëse ndiejnë ndonjë shpërthim të papritur të pasionit, pasi martesa nuk është diçka që vjen natyrshëm për tipin e Virgjëreshës
Peshorja
Kjo shenjë e ka të vështirë, deri diku të pamundur të marrë vendime. Janë shumë të pavendosur edhe për çështje jetë a vdekje dhe për gjëra që mund të ndikojnë ne një lidhje martesore si: fillimi i një familjeje, vlerja e një shtëpie, ndryshim i shtetit ku jetojnë. Pra deri sa të arrijnë në vendimin përfundimtar, i vendosin në “peshore” të gjitha alternativat dhe këtu nuk bën përjashtim as martesa.
Gaforrja
Kjo shenjë është shumë emocionale, ama ky emocionalitet mund të kthehet në diçka negative në martesë. Kërkojnë siguri të vazhdueshme gjë që mund të bëhet e lodhshme për partnerin. Njerëzit e Gaforres kërkojnë t rrinë në vetmi dhe të tërhequr, njësoj siç bëjnë gaforret e vërteta në shkëmbinjtë ujorë. Ata që mendojnë të bëhen partnerë me njërëz të kësaj shenje, duhet të dinë se Gaforret duan të jenë zotërues, nëse nuk ka përqëndrim dhe ndjenjë të fortë rreth familjes ata nuk e shohin martesën si alternativë.