Emri i tij është i destinuar të mbetet ende në faqet e para gazetave për merkaton e kësaj vere. Sidoqoftë, Lautaro Martinez ka dërguar sinjale të vogla ngushëlluese për tifozët e Interit. Fotografia e publikuar nga sulmuesi argjentinas, teksa ngazëllehet në “San Siro”, ka aromën e një mesazhi pozitiv për popullin zikaltër.

Një mesazh social, ose një çelës i mundshëm i merkatos. Lautaro Martinez është afruar gjatë muajve të fundit me Barcelonën e Leo Messit, e cila e ka zgjedhur atë si pasardhës të mundshëm të Suarez, në qendër të “tridentit” sulmues. Talenti argjentinas ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi, që e portretizon atë gjatë një festimi në “San Siro” e mbushur plot, me duart drejt qiellit, i plotë me etiketa për Interin dhe dy pika zikaltër…

Në mesin e shumë thashethemeve të merkatos, një shenjë e vogël shprese për tifozët e Interit në lidhje me një qëndrim të mundshëm të bomberit nga Amerika e Jugut. Megjithatë, sirenat e përsëritura të Blaugrana-ve në funksion të merkatos së ardhshme vijojnë me intensitet.