Shpesh dëgjojmë shprehjen “bekuar nga fati”, është një frazë që njerëzit e përdorin shpesh kur i referohen dikujt që i ndihmohet prej fatit të mirë në gjithçka që bën. Eshtë gjithashtu e vërtetë, që shumë shpesh, ka nga ata që kanë fat në një fushë të jetës më shumë sesa në një tjetër. Në këtë artikull, ne përpiqemi të zbulojmë se cilët janë shenjat më me fat të zodiakut dhe cilat nuk janë, duke specifikuar në raste të caktuara, në cilën sferë.

DASHI

Dashi është një shenjë me fat në vendin e punës dhe në aktivitetet e kohës së lirë, siç është sporti. Ai nuk është veçanërisht me fat në dashuri, përkundrazi. Nga ana tjetër, gëzon një fat të favorshëm aty ku shfaqet i aftë dhe ambicioz, shpesh konkurrues. Në këtë rast mund të themi se fati i ndihmon guximtarët.

DEMI

Fati duket se ndihmon Demin vetëm në dashuri. Në sferat e tjera, për të arritur rezultate të mira dhe për të arritur objektiva, duhet të punojë shumë, të jetë i kujdesshëm dhe të jetë në gjendje të japë vetë zgjidhje. Në punë si në fushat e tjera, nuk janë shumë me fat.

BINJAKET

Shenja e Binjakëve nuk është vërtet shumë me fat. Nëse ata kanë pak fat, është i gjithi në fushën e miqësisë. Në dashuri dhe punë, ata janë të detyruar të jenë shumë të vendosur dhe të disponueshëm ndaj të resë, dhe të ndryshojnë për të arritur diçka.

GAFORRJA

Gaforrja është në podiumin e shenjave më me fat. Kur jeta e përballon atë me ndonjë pengesë, intuita e tyre e madhe i lejon ta kapërcejnë atë. Kjo shenjë ka një predispozitë të mirë për marrëdhëniet familjare dhe jo vetëm, falë afrimitetit dhe kënaqësisë.

LUANI

Nuk është ndër shenjat më me fat, por kjo ka shumë rëndësi në dinamikën e jetës së tij. Të talentuar e me personalitet të madh, të vendosur, të fortë dhe të mençur, fati i tyre qëndron pikërisht në mënyrën e tyre të të qenurit. Shumë të aftë të vendosur, dinë të sillen sipas situatave.

VIRGJERESHA

Kjo shenjë nuk ka një yll të mirë, fati shpesh është i pafavorshëm. Sidoqoftë, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë të fortë dhe nuk heqin dorë kurrë, janë të guximshëm dhe nuk kanë frikë nga asgjë, fati i tyre është të jenë ashtu siç janë.

PESHORJA

Fati është shpesh në anën e njerëzve të Peshores, në dashuri edhe më tej. Ata janë optimistë dhe i arrijnë qëllimet e tyre duke kapërcyer pengesa të ndryshme, por pa u lënduar.

AKREPI

Në dallim nga Peshorja, Akrepi gjithmonë sheh gjithçka të zezë ose pothuajse, midis gotës gjysmë të mbushur dhe gjysmë të zbrazët, gjithmonë ka tendencë për këtë të fundit. Sidoqoftë, fati e ndihmon atë veçanërisht në nivelin ekonomik.

SHIGJETARI

Eshtë shenja më me fat e Zodiakut, veçanërisht kur bëhet fjalë për lojë. Zakonisht, jeta nuk i paraqet shumë pengesa, kur ndonjë shfaqet, duket se gjithmonë ka një yll të mirë për ta ndihmuar.

BRICJAPI

Fati i njerëzve të Bricjapit është veçanërisht i përqendruar në vendin e punës. Për më tepër, ata kanë një aftësi të lindur për të luftuar dhe zotësi për të kapërcyer problemet.

UJORI

Njerëzit e Ujorit ndihmohen pak nga fati, atë pak që kanë, e kanë në fushën e kënaqësisë dhe kohës së lirë. Për gjithçka tjetër, ata nuk mund të përballojnë të ëndërrojnë por duhet të mbështeten në realitetin e gjërave, diçka që ata e bëjnë mirë.

PESHQIT

Vetëm ndonjëherë fati është në anën e kësaj shenje, problemi i vërtetë është se shpesh nuk janë në gjendje ta shfrytëzojnë atë. Pak të organizuar dhe jo shumë perceptues, ato humbasin shumë mundësi, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me njohje të reja.