BBC raporton se një virus i ri gripi shfaq potencial të mundshëm për t’u shndërruar në pandemi; alarm ky i dhënë nga shkencëtarët në Kinë. Sipas të dhënave të fundit, virusi është shfaqur te derrat, por studimet thonë se mund të infektojë edhe njerëzit.
Studiuesit janë të shqetësuar se ai mund të pësojë mutacione dhe të përhapet lehtësisht nga një person te tjetri duke shkaktuar kështu një shpërthim global. Shkencëtarët shprehen se virusi i ri i ka të gjitha shenjat për t’u përshtatur dhe për të infektuar njerëzit, ndonëse sipas tyre, për momentin nuk përbën problem. Gjithsesi virusi nevojë për monitorim të vazhdueshëm.