Prej ditësh përflitet se reperi i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë. Madje u tha se gjinia e bebes ështê vajzë.
Asnjê nga dy protagonistët nuk ka konfirmuar ende asgjë, megjithatë në një intervistë për “NIN” Ledri u shpreh se po e pret me qejfin më të madh ditën kur do të bëhet baba.
Ndërsa së fundmi, Sara ka publikuar një foto me bikini ku duket mjaft në formë dhe me barkun e sheshtë. Duket se ajo ka dashur të mohojë lajmet e shtatzënisë, por sido që të jetë flitej se ajo është në muajt e parë dhe barku mbase nuk duket akoma.
Nuk dimë çfarë të mendojmë, është apo jo shtatzënë. Apo kjo është një foto e vjetër e Sarës? Gjithsesi, kjo mbetet pët t’u parë…