Deputetja Elisa Spiropali uron besimtarët Ortodoksë me rastin e Vigjiljes së Pashkës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” Spiropali thekson se në këtë datë simbol të ngjalljes së Krishtit zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.
Në mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë të besimit Ortodoks, ish ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme uron për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati.
Në fund urimi i Spiropalit mbyllet me fjalinë: Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët.
Postimi i plotë:
Krishti u ngjall!🙏
Nga e premtja e zezë e sakrificës, në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.
Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.
Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati.
Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët.
Gëzuar, Pashkë të bekuara!❤️










