Të gjithë e dimë se thuajse të gjitha gratë shtatzëna kanë neps të paparë dhe tundimit për ushqimin s’ka mundur t’i shpëtojë dot as moderatorja Arbana Osmani. Duket se pritja e ëmbël do të lërë disa “pasoja” (e kemi fjalën për disa kilogramë tepër), pasi duket se Arbana s’ndalon dot së ngrëni! Në InstaStory, moderatorja ndau fiksimin e momentit tashmë që është në pritje të një bebushi dhe gjejeni pak cili ushqim është?
Pikërisht torta e shijshme mimosa!Madje, Arbana ka arritur t’i nxjerrë fundin tortës brenda 24 orëve për shkak të nepsit të madh. “Nga seriali ‘si të hamë një tortë mimosa brenda 24 orësh’”- shkruan ajo krahas fotos së publikuar. Arbana është në pritje të fëmijës së saj të parë me regjisorin Eduart Grishaj, ndërsa aludohet se bebushi është djalë. Moderatorja është gjithashtu nënë e një djali të quajtur Jon, nga martesa e saj e mëparshme. Iconstyle/