Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare që prej vitesh jeton në Stamboll, vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në media e ndër më të ndjekurat në rrjete sociale. Së fundmi Almeda ka ndarë me fansat një mesazh që i ka ardhur, ku një ndjekëse e akuzon për operacione plastike dhe nuk i kursen ofendimet.
“Une s’e di ku dreqin i ke pelqyer atij burrit tend me kete fytyre te deformuar nga plastike. Si mi i shemtuar. Gjithe pordhe je. Aman se sa keni jetuar ketu ne Shqiperi keni ngrene buke e groshe per nate e tani po te mban burri mbi sup me leket e veta”, shkruan ndjekësja.
Mirëpo Almeda me qetësinë që e karakterizon, i tregoi ndjekëses me ironi se akoma konsumon groshë. “Unë akoma vdes për bukë me groshë…por kur e shoqëron me një qepë të thatë”, u përgjigj Almeda.