Romanticizëm Gaforrja është një shenjë mjaft romantike dhe emocionale. Në mos besoftë gaforrja në dashuri, kush do të besojë tjetër? Ajo do të bëjë gjithçka mundet që t’ju shohë përherë të qeshur, do të përkujdeset pa limit dhe do të dijë të thotë fjalët e duhura sa herë që ju keni nevojë për të marrë zemër.

Mister Për çdo herë që mendoni se e keni njohur, ndodh diçka dhe kuptoni se s’keni për t’ia marrë vesh kurrë tipin. Paqëndrueshmëria e saj, luhatja e humorit dhe gjendjes emocionale do t’ju mbajë pezull gjithmonë. Po këtë herë, si do reagojë vallë?

Poshtë komplekset! I keni parasysh të gjithë ato që keni njohur dhe keni menduar “sa mendjehapura?” Interesohuni sepse me shumë mundësi kanë qenë gaforre. Nëse do të krijoni një raport me një grua gaforre, çfarëdo raporti do të ndiheni shumë rehat. Gaforret përgjithsisht nuk paragjykojnë, edhe kur e bëjnë nisin e justifikojnë personin në fjalë derisa në fund arrijnë ta trajtojnë situatën si diçka normale.

Përkujdesje Për një gjë të jeni të sigurtë: mbrotje, ledhatime, biseda të gjata, këshilla dhe hapje zemre si me një gaforre, s’keni për të gjetur gjëkundi!

Pasion Nëse do ta përkufizonim shkurt dhe qartë një gaforre do shpreheshim: ëndërrimtare dhe pasionante! Janë përherë kureshtare dhe s’do t’ju thonë kurrë jo. Në mos për vete do ta bëjnë për ju, si altruiste që janë.