Nisur nga rritja e rasteve të reja dhe shtrimeve në spital në ditët e fundit, nëpërmjet një postimi në Facebookm Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për sjellje të kujdesshme për të parandaluar përhapjen e COVID19.
“Nje video qe tregon qarte se sa shpejt mund ta perhapim virusin. Vetem duke u sjelle si duhet ne lidhje me masat mbrojtese mund te parandalojme”, shkruan Bino.