Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano”, ka botuar një shkrim, që përfshin ish-senatorin Sergio De Gregorio dhe këshilltarin e Ilir Metës, Ilir Kulla
Bëhet fjalë për një histori zhvatjesh e pastrami parash. Ish-senatori italian, i njohur në vendin fqinj për rrëzimin e Qeverisë “Prodi” në vitin 2008, pasi kaloi me “Forca Italia”, nga përgjimet e Prokurorisë, pas arr estimit të vitit 2017, rezulton se qendron pas fushatës shpifëse për ardhjen e mbetjeve kimike nga Italia në Shqipëri. Këtë gjë, ai e kishte organizuar me Ilir Kullën, këshilltarin e Ilir Metës, shkruan gazeta italiane.
Mirëpo duke iu referuar lajmit në vendin fqinj, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të ashpër në Twitter.
“Kjo shp ifje ple hrash kishte synim të furnizonte me mu nicion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë” – shkruan Rama sot.