Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar përballjen në zgjedhje të maxhorancës me Partinë Demokratike. Përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë’, Spiropali tha se pozitën e PD e sheh si ata që duan të rikuperojnë be tejat e gjata pas shumë humbjes.
Si e shihni kundërshtarin përballë, PD në këto zgjedhje? E shoh në pozitat e atij që do të rikuperojë në një betejë shumë të gjatë humbjesh. I uroj të mira opozitës së vendit tim. S’jam nga ata njerëz që duan ta shohin opozitën të shka tërruar, edhe pse vihet re një tendencë e tillë, nga vendimmarrja e drejtuesve. Bëhet fjalë për kthim të figurave, u bëhet ftesë. Por në dijeninë time ato figura nuk janë larguar nga partia, por janë përzënë. Janë thjesht mëkëmbës. Një pjesë e madhe e PD është ende tek Berisha. PD se ka ‘vrarë babain’ për të ndryshuar qasjen ndaj politikës. Dominohet nga gjuha e urrejtës, se ka bërë këtë kapërcim kulturor. Besoj se tani pas betejës së tyre të dështuar me miell e bojë në Kuvend, me protesta e sabotime, nuk do ta kenë të lehtë pasi besimi tek ata si forcë politike është rrënuar. S’më takon mua që të bëjë një analizë për situatën brenda tyre. Çdo nismë është e mirëpritur në arenën politike. Por më duket si një nismë e re me histori të vjetër. Më duket pak si gjellë e vjetër e ringrohur.